Reperi i njohur kosovar Mozzik, po vazhdon të thyej rekorde me këngët e tij, ai është listuar edhe në mesin e reperëve më të ndjekur, i cili bën bujë të madhe me secilin postim.
Në llogarinë e tij në Instagram ai numrin 1.6 milionë ndjekës, ndërsa ai ka përzgjedhur t’i ndjek vetëm 5 llogari.
Përveç llogarisë së vëllait Getinjos, vajzës Hanës si dhe dy llogarive të tij personale, ai ndjek edhe atë të Kadri Veselit.
Kujtojmë që reperi njihet si përkrahës i Partisë Demokratike të Kosovës dhe këtë gjë e ka deklaruar shumë shpesh./Indeksonline/