BallinaVIPJonida Maliqi flet për jetën e saj ‘single’: “Ke frikë mos lëndohesh”

Jonida Maliqi flet për jetën e saj ‘single’: “Ke frikë mos lëndohesh”

Jonida Maliqi është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, e cila pas një shkëputjeje nga muzika, ajo është rikthyer së fundmi me një projekt të ri muzikor, duke thënë se po rikthehet “dashurisë së parë”.

Teksa fliste për këngën e saj të re “Need you”, ajo ka ndarë edhe disa detaje për jetën e saj private, artistja tha se ka nevojë të japë dhe të marrë dashuri, por heziton të krijojë një lidhje të re për shkak të frikës se mos gabon dhe lëndohet.

Jonida u shpreh se është duke e shijuar periudhën e saj të të qenurit “single”, ndërkohë që shtoi se përsa i përket lidhjeve kohërat kanë ndryshuar dhe s’ka më etikë.

“Mendoj se të gjithë kemi nevojë për dashuri, do ishte absurde të thosha ‘jo, jam shumë mirë kështu siç jam, vetëm’, jam e zonja e vetes, ndihem më e lirë se kurrë, kur arrin një pjekuri, ke vetëbesim ndryshe nga ç’ke qenë e re, të shijon shumë të qenurit vetëm, por mendoj se ne qeniet humane kemi nevojë për dashuria, unë dua të jap dhe të marr dashuri, por kohërat kanë ndryshuar, ka ndryshuar gjithçka, etikat, s’mund të them morali sepse çdokush e bën sipas vetes së vetes dhe s’do doja të bëja moralisten, por më duket sikur ka ikur qëllimi, vërtetësia, dashamirësia, shpirti në mënyrë absolute, ke frikë mos lëndohesh, mos gabon, sepse nuk mund t’ia lejosh vetes të bësh gabime”, tha ajo për “Top Albania Radio”.

Must Read

spot_img