Tashmë është zyrtare.

Skuadra e Palermos është dërguar në Serie C, shkaku i parregullsive financiare.

Gjykata Kombëtare Federata (FIGC), të hënën ka nxjerrë vendimin për dëbimin e Palermos në Serie C.

Ky vendim është një goditje e madhe për skuadrën e Palermos, që kishte mbyllur sezonin në Serie B në vendin e tretë, dhe përmes Play Off kërkonte rikthimin në Serie A.

Kujtojmë se Palermo në të kaluarën për disa vite ka qenë pjesë e Serie A, dhe nga kjo skuadër kanë dalë emra të mëdhenj si Edinson Cavani, Paulo Dybala, Javier Pastore dhe shumë të tjerë./Lajmi.net/