ZYRTARE: Roma emëron drejtorin e ri sportiv

Romët ka emëruar zyrtarisht ish-njeriun e Torinos Gianluca Petrachi si drejtorin e ri sportiv.

Emërimi i Petrachit nuk është befasi, pasi ai ka qenë i lidhur me kalimin te ‘Verdhekuqtë’ për disa muaj dhe tashmë ka filluar të punojë edhe zyrtarisht.

TORINO FC stagione calcistica Serie A 2012/2013 nella foto il DS Gianluca Petrachi

Pengesa e tij e vetme ishte lirimi nga Torino, por që tani është zgjidhur, përcjell lajmi.net.

“Unë jam i lumtur ta mirëpres Gianlucan në ekipin tonë”, tha CEO Guido Fienga në faqen zyrtare të klubit.

”Unë jam i sigurt se me ekspertizën e tij, ai do të përfaqësojë një burim të rëndësishëm brenda menaxhimit të Romës”.

Ai zëvendëson Monchin, i cili u largua në mars dhe që atëherë është kthyer te Sevilla.