Mbetet ende mister vendndodhja e ish-kryeministrit maqedonas Gruevski i dënuar me 2 vite burg.

Dhe lidhur me këtë cështje ështe pyetur edhe kreu i qeverisë aktuale Zoran Zaev i cili duket se ka hapur një tjetër skenar nëse Gruevski është rrëmbyer.

Ne do të bëjmë gjithçka që Nikolla Gruevski vuaj dënimin këtu në Maqedoni. Dhe publikisht po parashtroj pyetjen, duke ditur këtë, si kanë ndodhur gjëra, a e ka lëshuar vullnetarisht zoti Gruevski Maqedoninë, para se gjykata ta ketë lëshuar urdhërin për arrestimin e tij apo edhe mund të jetë rrëmbyer, pres përgjigje edhe nga Gruevski dhe nga Hungaria. Është e udhës që si shtet t’i bëjmë këto pyetje”, tha Zaev.

Dyshimet se e rrëmbimit Zaevi i arsyetoi me atë që Gruevski është arratisur me veturë diplomatike nga ana e ambasadës.

Ai tha se të gjitha dëshmitë që i posedojnë do t’i dorëzojnë në Hungari, por edhe tek Bashkimi Evropian.

Ndërsa shtoi se në lidhje me këtë rast ka bashkëpunim të mirë edhe me autoritetet shqiptare edhe malezeze, pasi dyshohet se Gruevski ka kaluar nga Shqipëria.

Gruevski është dënuar me 2.2 vite burg për rastin ‘Tanku’ çështja bën fjalë për një makinë luksoz tip ‘Mercedes’ me vlerë prej 600 mijë euro, që thuhet se është paguar me paratë e buxhetit.