Zgjidhet trajneri i JUVENTUS

Pas largimit të Masimiliano Alegrit, dëshira e madhe e Juventusit për t’i besuar stolin e ekipit, ka qenë Pep Guardiola, të cilit i është ofruar edhe një rrogë stratosferike prej më shumë se 20 milionë eurosh në vit, por ai e ka refuzuar duke vazhduar projektin e tij te “Qytetarët”.

Juventusi është dorëzuar përfundimisht dhe ka siguruar firmën e Mauricio Sarrit i cili ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Juventus.

Ai kthehet në Seria A,pas një viti në stolin e Chelsea.

Sarri zëvendëson Allegrin në stolin e Juventus.