Dje në autostradën Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Zabel i Lartë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilën janë përfshirë dy vetura. Express mëson se vetura e aksidentuar është e zëvendësministrit serb të Punëve të Brendshme në Kosovë, Milan Rdojeviq. Ai ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Aksidentoi dhe iku nga vendi i ngjarjes. Këtë veprim thuhet ta ketë marrë zëvendës ministri në Ministrinë e Punëve të Brendshme Milan Radojeviq.

Zv.ministri pas aksidentit ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Në momentin e aksidentit ai kishte qenë pasagjer në veturën zyrtare të MPB-së.

Këtë aksident e kanë konfirmuar edhe zyrtarë nga Policia e Kosovës.

Ju konfirmoj se rreth orës 12:20, në rrugën Pejë- Prishtinë, afër Komoranit është raportuar për një aksident trafiku me lëndime.

Dy automjete janë të përfshira, përderisa njësitet relevante policore janë në vendngjarje duke kryer procedurat e nevojshme për identifikim te shkaqeve dhe hetimin e rrethanave të aksidentit”, tha zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.