Zbulohet lidhje sekrete e dashurisë mes lojtarit të kombëtares dhe prezantueses së njohur

Eros Grezda cilësohet si një nga futbollistët më simpatikë të kombëtares shqiptare dhe pëlqehet shumë për pamjet e tij.

Kohët e fundit, Grezda është përfolur për një lidhje dashurie me prezantuesen e “Proçesit Sportiv”, Nevina Shtylla, kjo për shkak të komenteve të shpeshta që i bëjnë njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Dyshimet nuk janë të kota, pasi miq të afërt të Nevinës kanë treguar për “Panorama Plus”, se ajo tashmë është duke jetuar një lidhje speciale me Eros.

Madje, mendojnë se ata tashmë kanë filluar pushimet së bashku.

Eros Grezda, i lindur më 15 prill 1995 në Gjakovë, është 1.80 m i gjatë dhe është futbollist profesionist shqiptar, që luan si mesfushor dhe sulmues për klubin skocez “Rangers” dhe në ekipin Kombëtar shqiptar.

Nga ana tjetër, Nevina “Miss Shqipëria 2010”, tashmë 25 vjeçe, gjatë vitit që lamë pas u largua nga “Tv Klan” për t’iu bashkuar “Top Channel”.

Edhe pse për jetën private është treguar diskrete, mesa duket, gjërat brenda vitit kanë ndryshuar dhe tashmë Nevina është gati për një fillim të ri.