Zaev ka theksuar se sot është ditë për sublimimin e të gjitha analizave dhe planeve dhe ka shtuar se prej nesër do të fillojnë bisedime.

Për disa ditë do të dihet nëse ekziston ambient për arritje të marrëveshjes me opozitën për dy të tretat e shumicës që është e nevojshme të votohen ndryshimet kushtetuese në Kuvend të cilat dalin nga Marrëveshja për emrin me Greqinë.

Këtë e tha sot kryeministri Zoran Zaev në deklaratën pas orës solemne gjatë regjistrimit të studentëve në Fakultetin për shkenca informatike dhe inxhinieri kompjuterike (FSHIIK).

Zaev ka theksuar se sot është ditë për sublimimin e të gjitha analizave dhe planeve dhe ka shtuar se prej nesër do të fillojnë bisedime.

Sipas tij, ekziston kapacitet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme që janë opsioni i fundit nëse nuk arrihet marrëveshje.

“Kuptohet që ka kapacitet për zgjedhje. Ligji dhe Kushtetuta i parashohin hapat e ardhshëm. Por, shpresoj se do të arrijmë sukses të dakordohemi.

Proceset nuk mund të ngrihen dhe të qëndrojnë në vend, punët patjetër të lëvizin përpara”, ka thënë kryeministri.

Nëse nuk arrihet marrëveshje dhe shkohet në zgjedhje të parakohshme, sipas tij, zgjedhjet do të ndodhin shpejtë. Ekziston mundësia ato të organizohen deri në fund të nëntorit, përcaktimin kohor që e përmendi edhe dje.

Ai ka përmendur se në tërë atë proces patjetër të mendohet në afatet, për shembull në zgjedhjet e Parlamentit Evropian të cilat do të mbahen në muajin maj të vitit të ardhshëm, ku do të merr pjesë edhe Greqia.

Ka thënë se tani për tani nuk ka përkrahje nga deputetë konkret të VMRO-DPMNE-së për ndryshimet kushtetuese dhe se këtyre ditëve do të dihet përmes bisedimeve me opozitën se si është ambienti në atë drejtim.

Ndryshe, Zaev ka thënë se në situatën momentale është reale të gjithë të tregojnë pjekuri politike marrë parasysh atë se askush nuk ofroi alternativë për në NATO dhe BE, as edhe marrëveshje më të mirë se kjo që është arritur më Greqinë.