Ylli me famë botërore ka habitur të gjithë me komentin që ia la Era Istrefit.

Era Istrefi së fundi po qëndron në Los Angeles, ku po punon rreth projekteve të reja muzikore.

Në një imazh që ka postuar së fundi në Instagram, këngëtarja u shfaq tejet atraktive dhe pranoi shumë komente nga ana e ndjekësve.

“Ndaju nga e dashura, jam mërzitur”, ka qenë mbishkrimi që Era ia ka lënë fotos.

Nuk ka munguar komenti i DJ me famë botërore, Diplo, i cili e ‘ngacmoi’ duke i shkruar “Duhet të ndalosh së përdoruri pipëza plastike”, ndërsa Era ia ktheu “Çfarë të keqe kanë pipëzat plastike? Nuk ma prishin buzëkuqin”.

Diplo ia kthen sërish dhe i shkruan “Do të jap divorcin për ty”. /Lajmi.net/