Vuçiq thotë për Ramush Haradinajn: Do të kthehet nga Haga si hero!

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq për ‘TV Pink’, ka thënë se Kryeministri Ramush Haradinaj shumë shpejtë do të kthehet nga Haga si hero, duke u thirrur në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve.

“Unë nuk pres ndonjë gjë nga kjo, besoj që Haradinaj do të kthehet shpejtë.

Mos keni asnjë dyshim se diçka e ndryshme do të ndodh këtë herë.

Ne presim që Haradinaj të vazhdoj të merret me shkatërrimin e pushtetit të Serbisë”, ka thënë Vuçiq.

Ai shkuarjen në Hagë e quajti shfaqje, që do të bëjë më të fortë Haradinajn.

“Pres një shfaqje dhe se do të thotë se UCK-në e kanë formuar trimat që e mbrojtën vendin nga agresorët serbë”, ka thënë Vuciq gjatë intervistës, transmeton Indeksonline.