Nuk është aq e thjeshtë të jetosh me një sëmundje kronike, veçanërisht nëse je një njeri i njohur dhe ke 141 milion ndjekës në rrjetet sociale.

Mirëpo, Kim Kardashian ka treguar se ia ka arritur më së miri të ketë famë dhe sukses, edhe pse me një sëmundje që për pjesën më të madhe të njerëzve, është një problem shumë i madh.

Prej kohësh ajo ka treguar se vuan nga psoriasis, një sëmundje e pashërueshme, të cilën e mban nën kontroll duke e kuruar me krem me përmbajtje të lartë kortizoni, ndërsa për të fshehur shenjat e padëshiruara, siç është skuqja e lëkurës dhe krijimi i luspave në të, Kim ka treguar një mënyrë tepër efikase.

Sëfundmi ajo ka postuar në Instagram një video, teksa prezanton produktin më të ri të linjës së saj të bukurisë KKW Beauty products.

Bëhet fjalë për një ngjyrosës të lëngshëm trupi, i cili mbulon më së miri çdo shenjë, nga më e vogla, tek më e madhja.

Në video duket qartësisht se sa mirë mbulohen shenjat e dukshme të Kimit, pasi ajo aplikon kremin e saj të preferuar.

Teksa ka folur më herët për sëmundjen, vajza e pasur thotë se në fillim, pranimi i sëmundjes ka qenë shumë i vështirë, deri sa vendosi të ndajë me gjithë ndjekësit problemin e saj.

Ajo tregon se ndonjëherë e ka me dy mendje nëse do ti mbulojë apo jo shenjat që ka në trup për shkak të sëmundjes, por shton se e ka pranuar veten siç është dhe nuk ka aspak turp për këtë.