Viktimat e aksidentit në bjeshkët e Deçanit janë burrë e grua

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme në bjeshkët e Deçanit, me ç’rast kanë humbur jetën dy persona dhe tre të tjerë janë lënduar.

Telegrafi ka mësuar se personat që kanë humbur jetën janë burrë e grua nga fshati Dranoc i komunës së Deçanit.

Deri tek aksidenti ka ardhur kur automjeti, në të cilin ishin viktimat dhe të lënduarit, është rrotulluar në bjeshkët e Deçanit.

Ndërkaq policia ka konfirmuar rastin, ku ka treguar se personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë.