Pas një nate të gjatë me konsum alkooli, një burrë nga Lai Chau i Vietnamit, u zgjua me më shumë se vetëm dhimbje koke.

Në rrethana të panjohura, atij i kishte ngecur qafa mes rrotës së një motoçiklete dhe gypit për nxjerrjen e gazrave.

Madje, ai ishte ende në gjumë, kur banorët nisën ta demolojnë atë pjesë, për ta liruar që të largohej.

Bazuar në videon e shpërndarë, duket se ka shpëtuar pa ndonjë lëndim.

Banorëve që e shpëtuan, ai u ka thënë se nuk mbanë mend asgjë, pos momentin kur ka nisur të largohej prej një lokali ku kishte pirë gjatë me shoqëri.