Vapa bën çmenduri, britanikët lakuriq në ambientet publike

Britanikët u përpoqën të përballonin temperaturat e nxehta rekord, pasi dita e dytë më e nxehtë i gjeti njerëzit duke u zhveshur në ambiente të ndryshme publike.

Në autobus, në tramvaj madje edhe në rrugë.

Disa arritën deri në zhveshje komplet lakuriq ndërsa të tjerë panë si zgjidhje marrjen e një ventilatori me bateri me vete edhe në rrugë.

Dhe kjo pasi dje temperaturat shënuan deri në 38 gradë celsius në Britani.

Disa provuan edhe të pjekin ushqime në rrugë dhe vendosën një vezë si edhe disa biskota në pjesën para të makinës dhe…u poqën.

Një grua është fotografuar teksa vraponte lakuriq në rrugë ndërsa një tjetër kishte nxjerrë hekurin dhe hekuroste jashtë duke mos përballuar afshin e nxehtë të hekurit.