Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Shyhrete Behluli së bashku me vajzën e saj, Engjëllusha Salihun kanë gati projektin e ri muzikor.

Kënga mbanë emrin “Vallja e nuses” dhe do të publikohet e shoqëruar me videoklip, nesër në orën 14:00.

Këtë e kanë bërë të ditur vetë këngëtaret përmes rrjeteve sociale, ku numërojnë mijëra ndjekës.

Ky është bashkëpunim i parë i këngëtareve për këtë vit dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku.

“Për ty Nexhmije” në bashkëpunim me Learta Jakupin është projekti i fundit muzikor i Shyhrete Belhulit, ndërsa “Inat” është ai i Engjëllushës./21Media