Një grua në Ohio nuk u kishte besuar vajzave të vogla kur i kishin thënë që po jetonin me një krijesë në dhomë.

Caitlin Burch kishte menduar se vajzat po flisnin prej imagjinatës ose po kërkonin vëmendje, por doli se e kishte pasur gabim.

Në dhomën e tyre kishte ardhur për “vizitë” një oposum për rreth 3 ditë dhe vajzat ishin frikësuar aq shumë saqë nuk donin të flinin më aty.

Caitlin e shpërndau foton e krijesës në Twitter dhe tashmë ajo është bërë viralë në rrjet.

Duke folur për Buzzfeed News, Burch shpjegoi:

“Ato përdorën fjalët krijesë dhe mi. 7-vjeçarja këmbëngulte që ishte diçka..nuk flinte më në dhomën e saj.

Ato flenë të dyja në dhomën e tyre çdo natë, por unë i thashë që mund të flinte në dhomën e miqve nëse kjo do ta bënte të ndihej më mirë.”

Kuptohet që të dyja vajzat u gëzuan kur më në fund nëna e tyre e kuptoi që ato kishin të drejtë.