Një adoleshente nga Tailanda, që më herët ka thyer rekord botëror për ‘vajzën më leshatake’, ka rruar fytyrën e saj, në mënyrë që të martohet me ‘dashurinë e jetës së saj’.

Supatra Sasuphan, 17 vjeçare nga Tailanda, ka një sëmundje të rrallë, që njihet me emrin Sindroma Ambdras.

Sëmundjen e saj e kanë vetëm 50 persona në të gjithë botën, dhe si sëmundje njihet që nga koha antike.

Babai i vajzës, Samrerng, ka konfirmuar që vajza e tij, ende vuan nga sëmundja, por ka filluar ta rruaj fytyrën dhe trupin e saj, pasi që u vendos se do të martohet.

Sasuphan, ka publikuar në llogarinë e saj në Facebook, duke postuar një fotografi me burrin e saj, duke shkruar “jo vetëm dashuria ime e parë, por dashuria e jetës sime.”

Sasuphan, ka marrë çmimin e rekordit Guinness, në vitin 2010, si vajza më leshatake në botë.