Siria prej vitesh është kthyer në një zonë lufte, ku shumë shtëpi janë të shkatërruar dhe shumë njerëz janë larguar drejt Evropës dhe Turqisë.

Në territorin sirian ndodhet edhe trupat e ushtrisë turke. Së fundmi, videoja që ka protagonist një ushtar turk dhe një vogëlush sirian, po bën xhiron e rrjetit.

Fëmija sirian afrohet dhe ushtari turk i jep disa çokollata. Në këtë moment njëra nga çokollatat i bie nga duart fëmijës.

Ky i fundit ulet, e mer dhe ja jep ushatarit, duke menduar se i përket atij. Ushtari turk nga ana tjetër ia rikthen sërish çokollatën fëmijës.

Ajo që ka bërë për vete njerëzit në këtë video, është fytyra ëngjëllore dhe gëzimi i vogëlushit kur merr në dorë çokollatat.