BallinaVIP“Unë çdo muaj shkoi tek psikologu”, Mozzik rrëfen nga se ka vuajtuar...

“Unë çdo muaj shkoi tek psikologu”, Mozzik rrëfen nga se ka vuajtuar për pesë vite

Mozzik është rrëfyer për herë të parë publikisht, reperi shqiptar ishte i ftuar në emisionin “Oxygen” tek Besim Dina, ku hapjen e edicionit e bëri Mozzik duke folur direkt për një temë mjaft të ndjeshme.

Mozzik ka treguar se ka vuajtur prej ankthit për 5 vite radhazi por tani thotë se për momentin është mirë.

“Ecja, koha me familjen dhe shoqërinë” ai tha se kanë qenë ilaç i asaj kohe të vështirë.

Ndër të tjera Mozzik theksoi se janë shumë të rëndësishme edhe vizitat tek psikologu.

“Dikur si i ri, si një 20-22-vjecar deri në moshën 25 vjeç kam pasur ankth të theksuar, është e hidhur që si 22 vjeçar me marr qetësues për të fjetur në gjumë, me mjek dhe përkrahjen e familje i ka kaluar këto sfida, ankthi është pjesë e jetës, dhe një këshillë për rata që vuajnë inuk janë vetëm barërat dhe mjeku për tu shëruar, por këshillat e familjes dhe koha e kaluar me ta është mënyra më e mirë për ta kaluar”, ka thënë reperi.

“Unë çdo muaj shkoi tek psikologu, këtë e kam mësuar në Zvicër, kur ki probleme emocionale është psikologu për këtë”, u shpreh reperi nga Ferizaji./Lajmi/

Must Read

spot_img