U mundua të përkëdhelte kalin e egër, pushuesi merr surprizën e pakëndshme

Një pushues është filmuar ndërsa merrte ndoshta goditjen më të dhimbshme të jetës së tij.

Pamjet e ‘dhimbshme’ thuhet të jenë filmuar muajin e shkuar në ishullin Assateague.

Assateague njihet për kuajt e egër, të cilët nuk ngurrojnë që të shfaqen në plazhet e zonës, në pyje dhe kudo tjetër që nga vitet 1600.

Pushuesit kryesisht e dinë mirë që kuajt aty janë të egër dhe nuk ju afrohen, por një burrë pati guximin që të prekte njërin prej tyre dhe e pësoi keq.

Ndërkohë që ecte, burri në video, e prek lehtë kalin, por në kthim merr një shqelmë direkt e në organet gjenitale.

Direkt pasi e preku, kali e gjuajti burrin aq fort sa ai përfundoi në tokë në krahun tjetër.

Nuk dihet identiteti i pushuesit në video, por thuhet që ai nuk është personi i parë që goditet nga kuajt në këtë ishull.