Ryan Mason është pensionuar nga futbolli aktiv, pasi nuk ka arritur të shërohej nga lëndimi që kishte pësuar një vit më parë ndaj Chelseat.

Mesfushori anglez i Hull Cityt, Ryan Mason ishte përplasur vitin e kaluar kokë më kokë me qendërmbrojtësin e Chelseat, Gary Cahill.

Mason kishte humbur ndjenjat në atë ndeshje dhe ishte dërguar menjëherë në spital, ku i ishte dashur të operohej në kokë.

Edhe pas një viti ai nuk arriti të shërohej dhe tashmë ka vendosur që përfundimisht të largohet nga futbolli.

“Kam punuar shumë për t’u rikthyer.

Fatkeqësisht, pas këshillave të ekspertëve, duhet të tërhiqem nga futbolli pasi dëmtimi shfaq rrezik.

I falënderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar në rikuperim”, shkroi në rrjetet sociale Mason.