Trondit aktorja e njohur turke, publikon foto nga spitali

Aktorja e njohur turke, Merve Bolugur, nuk po kalon një periudhë të mirë ne jetën e saj personale.

Pak kohë më parë, ajo i dha fund martesës me Murat Dalkılıc, arsyet e së cilës askush nga çifti nuk deshi t’i komentonte publikisht.

Megjithatë, aktorja e ka lënë pas këtë histori dhe tani po mendon për ofertat e reja nga produksionet televizive.

Por fotoja e fundit që ka postuar në Instagramin e saj, i ka trembur fansat që nuk e kanë kuptuar se çfarë po i ndodh nënës së aktores.

Nëna e aktores, Nehra Boluğur, është shtruar në spital pas gjendjes së rënduar shëndetësore. Mediat turke shkruajnë se aktorja e ka dërguar të ëmën pas një krize shëndetësore menjëherë në spital.

Në Instagramin e saj, Merve ka postuar një foto me krahun e së ëmës duke marrë serum, pas së cilës shkruan: “Faleminderit Zotit, nënë.”.

Ky shënim ka bërë konfuzë të gjithë miqtë virtualë të cilët nuk e kanë kuptuar këtë status të aktores dhe kanë nxituar ta pyesin se çfarë i ka ndodhur njeriut të saj të dashur.