Trendi i viteve të 90’ta që po rikthehet

Në vitet e 90’ta, kur gratë pyeteshin “çfarë do të veshësh sonte”, shumica prej tyre thoshin “xhinse dhe një bluzë të mirë”.

Pra në vitet e 90’ta dhe në vitet e hershme të dekadës së kaluar, xhinset dhe bluzat ishin pjesë e çdo gardërobe, por tani ai trend ka filluar të bie dhe është zëvendësuar kryesisht nga fustanet.

Por tani ky trend i viteve të 90’ta po rikthehet, ku dizajnerët si Saint Laurent dhe Gucci kanë filluar të krijojnë bluza interesante për t’i kombinuar me xhinse.

Ky stil është tejet i veçantë dhe i përshtatshëm për thuajse çdo aktivitet, ndërsa e mira qëndron në faktin se kombinimi është shumë i thjeshtë: xhinse me bluzë!

SHPËRNDAJE