Tre persona kanë rrahur rëndë një burrë në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme.

Viktima e ka raportuar rastin në polici, më pas ka pranuar edhe tretman mjekësor në QKU.

Njoftimi i policisë:

Rr. “Agim Ramadani”, Prishtinë 02.07.2018. Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti ishte sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj ende të paidentifikuar. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Foto: Ilustrim