Transferimi i Gianluigi Buffon te Paris Saint-Germain mund të jetë në rrezik, kjo pasi që UEFA und ta dënojë klubin francez me regjistrimin e lojtarëve për Ligën e Kampionëve.

Portieri 40-vjeçar ka mbetur pa kontratë dhe është larguar nga Juventusi.

Ai vazhdon të besojë që mund të luajë ende në nivele të larta.

Gianluigi Buffon (Getty Images)

Flitet se ka kontratë me PSG-në tash e një kohë, por sipas L’Équipe, raportet financiare mund ta ndërpres transferimin.

Gazeta beson se kampionët e Ligue 1 do ta marrin vendimin për FFP nga UEFA sot ose nesër (e enjte).

Kjo pasi klubi ka nënshkruar me lojtarë të mëdhenj si Neymar dhe Kylian Mbappe.

Gianluigi Buffon (Getty Images )

Një sanksion i mundshëm është ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për sezonin 2018-19.

Kjo do të bënte që Buffon të mos ishte në gjendje të luajë në Ligën e Kampionëve. Kjo do ta bënte të pamundur marrëveshjen, pasi portieri do të luajë në këtë garë.