Tentim-vrasje në Prishtinë

Rreth orës 10:30, në rrugën “Ahmet Korenica”, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri dhe viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Lajmin për tentim-vrasjen e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, për lajmi.net.

“Viktima I.V. (69 vjeç) është plagosur në këmbë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK menjëherë pas rastit”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka konfirmuar se personi i dyshuar për tentim-vrasjen, me inicialet B.Sh., është arrestuar nga Policia dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. B.Sh është 33 vjeç.

Nuk dihen arsyet e kësaj tentim-vrasje.