Të shtunën e javës që lamë pas u mbajt nata finale e festivalit europian, “Eurovision”, ku u shpall triumfues Duncan Laurence me këngën “Arcade”.

Mes 26 vendeve konkurruese, në natën finale ishte edhe Jonida Maliqi, e cila dhuroi një performancë të jashtëzakonshme.

Pavarësisht se kënga ishte në gjuhën shqipe, me zërin e saj Jonida arriti të përcillte emocionin e këngës edhe tek publiku i jashtëm.

Maliqi nuk arriti të triumfonte, megjithatë ajo mori gjithë dashurinë e publikut dhe vlerësimet e tyre për zërin e saj.

Madje këngëtarja është përgëzuar edhe nga tenori italian, Alessandro Safina, përcjellë The Who.

Në nga fotot që Jonida ka publikuar në ‘Instagram’, Alessandro ka shkruar: “Performancë e shkëlqyer dje”, duke ju referuar “Eurovision-it”.

Më pas edhe Jonida e ka falenderuar dhe komentin e ka shoqëruar me disa zemra. Kjo do të thotë se dy artistët njihen me njëri-tjetrin dhe mund të kuptohet lehtësisht nga vetë komentet e tyre.

Kujtojmë se Jonida përfaqësoi Shqipërinë në festivalin europian me këngën “Ktheju Tokës” dhe ishte artistja e 9 nga Shqipëria që preku finalen e “Eurovision”.