Të keni kujdes me erëzat pikante

Shijohet ushqimi më mirë me erëzat pikante, por para se të përdorni mendojeni dy herë.

Por, ushqimi pikant i tepruar sipas studiuesve, mund të shkaktojë humbje të kujtesës.

Një studim me më shumë se 4500 njerëz, është gjetur se ata që konsumojnë 50 gramë erëza pikante për ditë kanë dy herë më shumë gjasa për të pasur kujtesë të dobët, në krahasim me ata të cilët nuk konsumojnë, raporton “Daily Mail”.

Ngrënia e ushqimi dhe erëzave pikante, po ashtu është lidhur me 56% humbje të kujtesës në 15 vitet e fundit, raportohet në hulumtim, transmenton lajmi.net.

Studiuesit janë ende të pasigurt se pse egziston kjo lidhje. Mirëpo, doza e lartë e kësaj përmbajtje thuhet se ‘deaktivizon’ disa nerva që shkaktojnë dhembje.

Si dhe studiuesit thonë se kjo mund të ndikoj edhe në qëndrueshmërinë e nervit, mirëpo paralajmëruan se kjo teori ende mund të jetë spekulative.

Disa hulumtues thonë se ushqimet pikante duke u bazuar në studimet e më hershme është gjetur se ndihmon në humbje të peshës dhe në balancimin e qarkullimit të gjakut.

Sido që të jetë, ne në këtë hulumtim kemi gjetur se mundet të i ketë disa efekte negative në aspektin e njohjes tek të rriturit.