Taulant Xhaka ka ditëlindjen, Graniti i bën dedikimin prekës

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka feston sot 28-vjetorin e lindjes.

Futbollisti i Bazelit ka marrë urime pafund sot, por një nga më të veçantët është ai i vëllait të tij, Granit Xhakës.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Graniti i bën një dedikim prekës Taulantit.

Ai shkruan:

Per ty sot eshte nje dite shume e veçante andaj se bashku me gezimin dhe gjithe rendesin e kesaj dite te veçante per ty dhe gjithashtu per mu dhe te gjithe ate qe te duan dhe ti i do: Te deshiroj gjithe lumturin e kesaj Bote, Te deshiroj Suksese te medha ne te ardhmen, Vullnet ne Pune/Mesime, Te deshiroj fat ne te gjitha sferat e jetes dhe me se shumti te deshiroj harmoni dhe lumturi me te gjithe ata persona qe jane pjese e jetes tende. Urime ditëlindja vllau im”.

Kujtojmë që Granit Xhaka përfaqëson Zvicrën, ndërsa Taulanti është pjesë e kombëtares shqiptare.