12 vjeçari Dorian Zylfijaj nga Kamenica i cili jeton ne Gjermani po shkëlqen në sport. Ai merret me futboll dhe për të mësuar më shumë për të, InfoKosova ka realizuar një intervistë interesante.

InfoKosova: Dorian, na trego prej cilit vend të Kosovës e ke prejardhjen dhe në cilin vend jetoni aktualisht?

Une quhem Dorian Zylfijaj, jam nga një vend i vogël dhe shumë i bukur, fshati Kopërnicë nga Komuna e Kamenicës.

Jam 12 vjeçar dhe jetoj në Esslingen afër qytetit Stuttgart në Gjermani.

InfoKosova: Kur ke filluar të luash futboll dhe për cilin ekip stërvitesh dhe luan aktualisht ?

Me futboll kam filluar në moshën 3 vjeçare.

Ekipi im i parë ishte TSV Berkheim në të cilin kam luajtur deri në moshën 9 vjeçare, pastaj kisha një ofertë nga ekipi i VFB Stuttgart i cili garon në Bundesliga, por pas disa muajve pranova dhe ofertën tjetër nga qyeti ku jetojme FC Esslingen, ku janë të tubuar gjithë talentët e këtij vendi ndërsa luajnë edhe disa shokë të mi, andaj vendosa të kaloj te ky klub me të cilin deri tani kam treguar sukses dhe po vazhdoj të luaj në grupmoshën U12 Talent runde.

Kjo nënkupton Bundesliga për të vegjëlit në të cilën bëjnë pjesë ekipet si VFP Stuttgart, SSV ULM, VFR Aalen etj.

InfoKosova: Nga kush e ke përkrahjen në rrugëtimin tënd si futbollist?

Familja ime më përkrahë në vazhdimësi dhe më motivon për çdo lojë, sidomos nëna e cila kujdesët të më dërgon në çdo stërvitje dhe çdo lojë me shumë dashuri dhe gjithashtu është tifozja ime më e zjarrtë.

Prindërit dhe motrën u dua dhe i respektoj shumë sepse pa përkrahjen e tyre nuk do kisha arritur në nivelin që e kam aktualisht, derisa shpresoj që pas pak viteve të ngritëm edhe më shumë profesionalisht.

Shfrytëzoj këtë intervistë t’ju falenderohëm edhe publikisht për gjithë mundin dhe sakrificën që bëjnë ndaj meje.

InfoKosova: Pse keni zgjedhur futbollin, nga kush jeni ndikuar?

Une jam ndikuar nga babai im, sepse edhe ai ka luajtur futboll së bashku me axhën tim.

Babai im është modeli im nga i cili rrjedh edhe talenti im, në të kundërtën ndoshta nuk do të merresha me këtë sportin.

InfoKosova: Cilli futbollist ju pëlqen më së shumti dhe për çfarë arsye?

Mbappe është futbollisti i cili më pëlqen më së shumti sepse është i shpejt dhe i saktë.

Loja e tij më pëlqen për arsye se të njejtin stil e preferoj dhe mundohem ta luaj dhe unë.

InfoKosova: Për cilin ekip evropian ke dëshirë të luash në të ardhmën?

Po shpresoj që një ditë do të luaj për VfB Stuttgart dhe FC Liverpool.

InfoKosova: Nëse arrini të bëheni fubollist i ndonjë ekipe elitare a do zgjedhni të luani për Gjermanin apo për Kosovën?

Shpresoj se lëndimet nuk do të më përcjellin gjatë ngritjës së karrierës në grup moshat e ndryshme.

Koha e bën të vetën dhe ajo do dëshmoi nëse do të arrijë atje ku synoj.

Natyrisht se do ta zgjedhë Kosovën sepse ekipi i saj aktual u ndërtua me shumë sakrifica.

Por në Evropë ka shumë talent nga Kosova dhe në të ardhmën pritet të jetë konukrenca shumë e fuqishme për të zënë vend në ekipin e saj.