Interi dhe Milani kanë prezantuar përpara komunës së Milanos, projektin e stadiumit të ri.

Stadiumi do të ndërtohet në zonën ku ndodhet “San Siro” i sotëm.

Gjithashtu zona përreth stadiumit do të kthehet në një qendër multifunksionale.

I gjithë investimi do të kapë shifrën e 1.2 miliardë eurosh. Në zonën rreth e qark stadiumit, do të ndërtohen dyqane dhe ambiente argëtimi, ku pritet të punësohen mbi 3500 persona.

Ndërkohë stadiumi i ri, do të ketë 60 mijë ndenjëse. Projekti i impianitit, do të bëjë së bashku arktitektët më të mirë nga e gjithë bota, të specializuar për infrastrukturën sportive.

Klubet tashmë po presin përgjigje nga komuna, ndërsa puna për ndërtimin e stadiumit, do të nisë që nga viti 2021.