Incidenti i djeshëm në Parlament, ku deputeti Paloka spërkati me bojë Kryeministrin Rama, nuk ka kaluar pa marrë edhe vëmendjen e mediave të huaja.

Ata kanë publikuar foto të momentin të hedhjes së bojë nga deputeti i PD, duke theksuar se ky reagim i Palokës erdhi pas një debati të nxehtë që po bëhej në Parlament.

“The Telegraph” e ka cilësuar madje edhe si foton e ditës.

Ditën e djeshme në Parlament, gjatë seancës që po mbahej për votimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, deputeti i PD, Paloka, hodhi bojë mbi Kryeministrin.

Ky veprim erdhi pas replikës që Rama po bënte pas fjalës së kreut të PD-së, Basha.