Skena që nuk doli në klipin e Luana Vjollcës

Publikohet skena të cilën Luana Vjollca më pas vendosi të mos ia bashkangjis videoklipit më të ri.

Këngëtarja Luana Vjollca ditë më parë e ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor në bashkëpunim me Ramadan Krasniqin- Danin.

Ky projekt muzikor erdhi i realizuar edhe me videoklip dhe u pëlqye nga fansat e këngëtares.

Mirëpo duket se një prej skenave ajo ka vendosur ta heq nga klipi dhe më pas e publikoi në rrjete sociale duke treguar se kjo skenë nuk u shfaq në klip.

Me këtë la të kuptohet se në një moment ka dashur ta fus edhe këtë pjesë në klipin e këngës ‘Sonte’ e cila deri tani ka arritur më shumë se 1 milion klikime në Youtube./Lajmi.net/