U folën e u përfolën për jë lidhje të mundshme dhe asnjëri nuk e pranonte, por erdhi ai moment kur ata u dorëzuan dhe bene publike dashurin e tyre.

Mesa duket, bërja publike e lidhjes së tyre është gjëja më e mirë që të dy kanë bërë!

Kjo sepse tashmë kemi mundësinë të shohim një anë të tyre që nuk e kishim kuptuar më parë.

E dini atë shprehjen e famshme: “Gjej një partner që është fansi/dashamirësi yt më i madh!”? Pikërisht këtë gjë paska bërë Eni me Gencin (dhe e anasjellta).

Më poshtë do t’ju tregojmë 6 rregulla të thjeshta se si të mbani një marrëdhënie të shëndetshme (sidomos djemtë) sipas dy artistëve që ne i kemi zgjedhur sot si guru dashurie, Enit dhe Gencit.

Bashkë në shtëpi dhe në punë!

Përveç faktit që dyshja kanë 3 bashkëpunime sëbashku, nëse vini re në përshkrimet e këngëve në Youtube, në shumicën e këngëve të Enit, Genci është tekstshkrues apo producent.

Nga ana tjetër, të gjitha produksionet e Enit mbajnë firmën e Blackfish Entertainment, kompani që mban firmën e reperit të njohur.

Pra, mesa duket, Genci ditka të nxjerrë më të mirën e partneres së tij të zemrës. Të tjerët le të mbajnë rradhën te dera…