Ish-futbollisti i famshëm anglez, David Beckham njihet nga të gjithë si një nga meshkujt më seksi në botën e futbollit dhe jo vetëm.

Legjenda e Manchester United dhe e Real Madridit shpesh ka fituar çmime të ndryshme sa i përket pamjes fizike.

Anglezi nuk është vetëm i talentuar në futboll, por ai ka rrëmbyer zemrat e mijëra femrave me stilin unik të veshjeve që bën.

Në vitin 1998 revista e njohut ‘Four Four Two’, parashikoi Beckhamin e plakur në vitin 2020.

Me flokë të rëna e të thinjura dhe me dhëmbë të rrallë, revista e ka sjellë ish-lojtarin në një imadh jo fort të kendshëm, por si duket ka gabuar.

David Beckham nuk e ka humbur klasin e tij dhe është ende një mashkull mjaft tërheqës.