Shumë të plagosur nga shpërthimi në dyqan

Mbi 4 persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi në bllok mesditën e sotme.

Gazetarja Dorjana Bezat tha për “BalkanWeb” se shpërthimi ka ndodhur në një prej dyqaneve që organizojnë aktivitete festive.

Dorjana Bezat thotë se sipas dyshimeve të para nga vendngjarja, flakët në dyqan janë shkaktuar nga rrjedhja e gaziut heliumt, që shërben për mbushjen e tullumbacëve.

Si pasojë e shpërthimit të bombolës, tre persona mbetën të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

Flakët mbuluan më tym zonën përreth ndërsa ngjarja shkaktoi panik te banorët.

Zona e ish bllokut është ndër më të frekuentuarat në kryeqytet.

Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, drejt vendngjarjes mbërritën forca të policisë, autoambulanca e zjarrfikës.