Shumë shanse, shumë shpresë, por vetëm një pikë

Ndeshja mes Kosovës dhe Bullgarisë në kuadër të kualifikimeve për Evropianin e vitit 2020 ka mbaruar me rezultat 1:1.

Të parët që shënuan ishin mysafirët me anë të Bozhikov në minutën e 39-të.

Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 61-të, Arbër Zeneli shënoi një super gol për ta barazuar rezultatin në 1:1.

Përkundër përpjekjeve dhe rasteve të shumta të Kosovës, rezultati mbeti i pandryshuar.

Pas kësaj ndeshje, Kosova ka një pik në grupin e saj pas një ndeshje, kurse Bullgaria ka dy pikë pas dy ndeshjeve./Indeksonline/