Shqiptarët nuk shterojnë te Lazio, Inzaghi grumbullon portierin e radhës

Padyshim që Lazio është ekipi që promovon më së shumti futbollistët shqiptarë, kjo edhe për shkak se drejtor te ky ekip është Igli Tare.

Së fundmi, ekipi kryeqytetas, pritet të nisë përgatitjet për sezonin e ri, ndërsa portieri i parë i ekipit, Thomas Strakosha vazhdon të jetë i dëmtuar.

Portieri kuqezi, ka probleme me tendinën e Akilit dhe e ka të pamundur të stërvitet këto kohë, pasi i duhet që të riaftësohet plotësisht para se të rikthehet në fushën e blertë.

Sakaq, Lazio ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar për fazën përgatitore, ndërsa pjesë e listës edhe një tjetër portier shqiptar.

Marko Alia është grumbulluar nga Inzaghi me ekipin e parë.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Alia grumbullohet, pasi edhe sezonin e kaluar, ai është grumbulluar disa herë nga trajneri Inzaghi.