Shqipëria e para në Europë për çmimin e lartë të naftës

Rritja e çmimit të naftës në vendit tonë ka nisur të shqetësojë më shumë të huajt se sa vetë shqiptarët.

Kjo pasi ndonëse në vendin tonë askush nuk ngrihet të protestojë për një çështje që ndikon drejtpërdrejt në xhepin e konsumatorit, mediat e huaja kanë pasqyruar situatën e rënduar.

Ndërkohë Konfederata e Industrisë thotë se Shqipëria renditet e para në Europë dhe në 25 vendet e para në botë për çmimin më të lartë të karburanteve.

Megjithëse në tregun ndërkombëtar çmimet janë në rënie, në Shqipëri vijojnë të rriten.

Konfidustria deklaroi:

“Në tregjet ndërkombëtare, çmimi i naftës në muajin tetor ra me 10 dollarë për ton, ndërkohë që në vendin tonë ndodhi e kundërta, ku karburantet u rritën me 10 lekë për liter.”

Shqipëria bën pjesë në listën e shteteve të varfëra por me burime të shumta natyrore, që për shkak të korrupsionit në të gjitha nivelet, keqmenaxhimit dhe faktorëve të tjerë, këto burime natyrore jo vetëm që nuk kanë sjellë të mira për banorët por janë kthyer në mallkim.

Shqipëria është prodhuesi më i madh i naftës bruto në Ballkanin Perëndimor dhe ka rezerva gjigante që vetëm në zonën e Shpiragut llogaritet të shkojnë 500 deri në 800 milion fuçi.

Ndëkohë kujtojmë se në vendet e tjera si Franca, rritja e çmimit të karburanteve shkaktoi një protest gjigante kundër vendimit të presidentit Macron, ku një protestuese humbi jetën.