Një vajzë 13 vjeçare ra aksidentalisht nga terasa e katit të pestë të një ndërtese në Lipjan.

Fatmirësisht ajo shpëtoi vetëm me lëndime trupore.

E një prej dëshmitarëve të kësaj ngjarje tha se “Shihet se bjen në këmbë rrokulliset një dy-tri here e mbetet pastaj ratë. Kam qenë në fitnes t’u punu edhe rusisht i kam pa kojshitë t’u e ndihmu edhe kam vrapu shpejtë me i ndihmu”.

Familjarët e 13 vjeçare nuk deshën të prononcohen para kamerës së Klan-it, por që thanë se ngjarja ndodhi aksidentalisht.

E nga policia u deklaruan gjithashtu se ishte lëndim aksidental, përderisa në Klinikën Intesive, mjekët thanë se vajza ka gjendje stabile, por që do t’i nënshtrohet një intervenimi./Indeksonline/

Shiko Videon: