Shkurte Fejza edhe njëherë po na dëshmon se është një ‘zonjë e rëndë’

Kur flasim për këngëtaren e mirëfilltë të muzikës popullore Shkurte Fejzën, çdo herë para syve na del imazhi i saj aq e bukur dhe e natyrshme si të ishte thuajse një pikturë në vete.

Zëri i saj i ëmbël dhe i artë ka bërë që pas vetës të ketë shumë njerëz që e pëlqejnë atë si një artiste të mrekullueshme.

Ajo pëlqehet edhe për stilin e saj të pikasur me shumë elegancë. Në secilën paraqitje të saj nuk ka hezituar të tregojë se është një zonjë që i shkon për shtati çdo veshje.

Natyrisht, që këtë po e dëshmon edhe në imazhin e radhës, me një fustan të gjatë po duket si një perëndeshë e bukurisë.

Eh, çfarë të themi tjetër pos që ka lindur për të qenë një zonjë e tillë./Kosovarja/.