Fituesi i Oskarit u pa në Malibu duke u argëtuar me shoqëri derisa luanin volejboll në plazh.

Leo është parë së bashku me Robin Thicke dhe pjesën tjetër të ekuipazhit të tij që përbënte edhe disa femra teksa po luanin volejboll në plazh në një rast Leo humbi topin dhe u godit me në fytyrë.

Sigurisht ky ishte një moment qesharak për të pranishmit.

E ylli i shumë filmave hollivudian e mori me sportivitet dhe vazhdoi lojën e tij.

I veshur me një maicë sportive dhe me kapelë Leo ishte përshtatur mjaft mirë për sportin që po luante. /Indeksonline/