Shkencëtarët në alarm: Zelanda e Re mund të goditet nga cunami dhe një tërmet 9 ballësh

Zelanda e Re mund të goditet nga tërmete dhe cunami shkatërruese pas disa rrëshqitjeve të fuqishme në një zonë sizmike që ishte në gjendje të fjetur prej një kohë të gjatë, paralajmërojnë shkencëtarët.

Gjeologët pretendojnë se zona e rrezikshme e Hikurangit ka filluar të lëvizë pas tërmetit shkatërrues të vitit 2016, i cili u mori jetën dy personave.

Ata deklarojnë se hendeku, i cili e ka drejtimin për në det të hapur dhe nis nga maja e Ishullit Gisborne, mund të prodhojë tërmete vdekjeprurëse 9,0 ballësh dhe cunami mjaft të fuqishëm që mund të arrijnë qendrat e banuara në vetëm shtatë minuta.

Gjeologët pohojnë se Hikurangi ka filluar tashmë të lëvizë.

Tërmetet intensive shkaktohen kur pllakat tektonike përgjatë kufirit përplasen me njëra tjetrës, duke krijuar një ‘mega-tërmet’.

Tërmetet e mëparshme përgjatë zonave të tilla përfshijnë ngjarjen katastrofike në Sumatra, ku një tërmet 9.1 ballësh gjatë Ditës së Boksit, u mori jetën e rreth 250,000 njerëzve.

Ndërsa tërmeti i ngjashëm 9.0 ballësh në Thoku të Japonisë, në vitin 2011 është një tjetër shembull që rezultoi me një cunami të fuqishëm që goditi centalin e energjisë bërthamore të Fukushimas dhe la gati 16,000 të vdekur.

Duhet te mendojmë tërmetin e Japonisë para se tu themi njerëzve që tërmeti në Hikurangi nuk është gjë emadhe,” tha shkencëtarja e GNS-së Ursula Cochran.

Ajo tha se zona që mund te prekej nga tërmeti përfshinte tërë bregun lindor të Zelandës së re, raporton “Daily Mail”.

Megjithatë, rreziku më i madh nuk do të ishte vetë tërmeti, por një cunami i shkaktuar nga lëvizja e pllakave”, u shpreh ajo.