Sërish mblidhet nesër kryesia e LDK-së, Isa Mustafa çfarë do tju thotë anëtarëve?

Zyra e informimit për media, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër, me datë 1 gusht, do të mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së.

Mbledhja sipas njoftimit do të kryesohet nga kryetari Mustafa dhe mbahet në selinë qendrore të LDK-së.

Kujtojmë që të shtunën do të mbahen zgjedhjet partiake të LDK-së, në të cilën do të mbahet gara për kryetar, derisa pritet që Isa Mustafa ta marr edhe një mandat të ri./Indeksonline/