Sa shum na dashka Serbia!

Vendosja e taksës 100% mbi prodhimet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina  nga ana e qeverisë së Republikës së Kosovës, duket qartazi se kapi në befasi shumë kënd, në mos gjith kënd.

Nga: Gani N. Asllani. Prof Dr Doc.

Qysh prej përfundimit të luftës së përgjakshme te fundshekullit XX, politikat që i kan ndërmarrë institucionet e Kosovës, si atëherë të udhëhequra nga UNMIK-u si dhe mbas shpalljes së mëvetësisë kan qenë relative, të udhëzuara, dhe ndonjë herë edhe nënshtruese ndaj agresorit gjakatarë që përvëloj atdheun tonë dhe e lau me gjak e lot qenien Shqiptare në Kosovë.

Taksa 100% ndërkaq doli si habi gjithandej sepse pak e kishin menduar se ndonjë në Kosovë ka guximin e duhur për të treguar ndonjë shenjë sovraniteti ndaj dy shteteve qellim këqija ndaj Kosovës.

Në aspektin politik: taksa ka arritur një efekt befasues dhe mbresëlënës, sepse për të u trand Brukseli, po flasin edhe Washingtoni, Parisi, Londra e Berlini, po hamenden akoma Ankaraja e ndonjë syresh, kurse Kryetari i Federatës Ruse gjatë vizitës në Beograd tha se; “taksa rrezikon stabilitetin në rajon”.

Ai natyrisht nuk denjoj të tregoj se si u rrezikua stabiliteti, duke treguar se fjalia e ti kishte të bënte me kënaqësinë që u dhuronte një burrështetas aq i fuqishëm pritësve të tij asaj dite.

Po në aspektin politik, taksa i ka dhënë një mekanizëm të forte kushtëzues ndaj Beogradit – shtetit të Kosovës – që të dal në pozita më të forta në dialogun politik të afër pritshëm.

Taksa po ashtu po tregon se; përkundër shum faktorëve që e shohin Republikën e Kosovës “si shtet të dështuar”, instrumentet shtetërore që po e zbatojnë atë në fakt ekzistojnë dhe nëpërmjet taksës po tregohet aftësia e shtetit të Kosovës ti kontrolloj kufijtë e vet.

Taksa gjithashtu tregoj se broçkullat e ushtarëve të politikës së Vuqiçit nga veriu i Mitrovicës se; “Serbët nëpërmjet taksës do të vdesin urie” janë vetëm zhurma mbytëse se kush do të sajoj trillimin më të shëmtuar në mynyrë që të intervistohet nga ndonjë televizion nga Serbia.

Kjo sepse asnjë nga këto vajtore, pas vendosjes së taksës nuk tha se ndonjë Serbi kudo në Kosovë po u mungon asgjë prej gjëje.

Në aspektin partiak ndërkaq; taksa ka lëkundur shum njerëz duke menduar qorrazi veq ku do të gdhihen nesër në mëngjes, e shum pak për të mirën e përbashkët.

Mjerisht tufa e partive politike që ka Kosova janë të ndarë rreth taksës thjesht duke llogaritur se veq një njëri apo edhe partia e tij do të përfitojnë, e që mund të shkoj në dëm të të tjerëve kur të ofrohen zgjedhjet.

Në aspektin e përgjithshëm ndërkaq, vërehet qartë dëshira popullore që të shkëputemi nga vartësia ekonomike e Serbisë manifestuar kjo në mbështetjen e pa rezervë qytetare ndaj taksës.

Nga ana tjetër në aspektin ekonomik, po shihet sikleti i pa përmbajtëshëm i organeve shtetërore të Serbisë se jo vetëm që po humbin miliona nga përditshmëria e tregtisë me Kosovën, por edhe frika nga mundësia që tregu i Kosovës tu ikën nga duart e të gjejë alternative tjera për furnizim.

Këtu, mjerisht duket qartazi se pak nga prodhimet e Serbisë apo Bosnje dhe Hercegovinës u zëvendësuan me prodhime vendore, apo të atilla nga Shqipëria, duke treguar një dobësi të biznesit vendor që nuk po kapitalizon ndaj një mundësie të artë që iu është ofruar.

Por si të bëhet me taksën?

Ajo gjithsesi se duhet të mbetet.

Të mbetet për shkak se rritja ekonomike në Kosovë mund të nxitet nga nevoja e tregut për prodhimet që nuk hyjnë dot nga dy vendet e lartë përmendura.

Të mbetet sepse po krijon premisa të shenjëzimit formal të sovranitetit të vendit , si dhe po faktorizon shtetin e Kosovës në aspektin rajonal.

E sa për mugëtirën e krijuar nga ndonjë zyrtare i BE-së në Bruksel, tu sqarohet atyre se taksa nuk është e orientuar si destruktive por se ka për qellim nxitjen ekonomike të Kosovës.

Ndërsa zyrtarët e Washingtonit e kuptojnë më mire se përse është vënë taksa. Fundja SHBA-të kan hyrë në një cikël rritje taksash qoftë për BE-në, Kanadanë fqinje (taksat mbi qelikun) apo Kinën e largët ashtu që të shtytet zhvillimi ekonomik i vendit të vet.

Ndërsa për Serbinë e Bosnje e Hercegovinën s’kemi pse u shpjegojmë asgjë.

Po të duan ti plasojnë produktet e tyre në tregun e Kosovës, thjesht le të paguajnë taksen.

Portat pastaj jan të hapura për prodhimet e tyre nëpër gjitha pikat kufitare të Kosovës.

Se di përse po bezdisen kaq shum!