Rrëqeth me rrëfimin 85-vjeçari, tregon si e denoncoi vetë nëna e tij gjatë regjimit të Enver Hoxhës në Shqipëri

Regjimi diktatorial i vendosur në vendin tonë nga Enver Hoxha ka qenë një ndër regjimet më të egra.

Gjatë asaj kohe shumë persona të pafajshëm u dënuan dhe u eliminuan edhe pse nuk kishin asnjë faj.

Në ato vite ishte e pamundur të largoheshe nga vendi, ata që e provonin quheshin të arratisur dhe familja e tyre më pas dënohej.

Pak a shumë e tillë është edhe historia e Feridum Doko. Kur ishte 19 vjeç ai u akuzua se kishte tentuar të arratisej nga vendi.

Nga ajo kohë kanë kaluar 65 vite, por atij i dhemb ende fakti  që pasi kishte duruar tortura të pafundme për të mos e pranuar akuzën e arratisjes, nëna e tij dëshmoi kundër tij.

Ai sot është 85 vjeç dhe tregon:

“Insistimi për pafajsinë time rezultoi në 4 seanca gjyqësore; nuk bëhej fjalë që unë ta pranoja që kisha thyer ligjin.

Gjyqtari (që në atë pikë ishte irrituar) ftoi si dëshmitare Myzafere Dokon, mamanë time. Ajo kishte qenë personi që më kishte kallëzuar te kryebashkiaku i Beratit; ajo ishte arsyeja se pse më kishin arrestuar dhe ajo ishte personi që dëshmoi kundër meje në gjyq.

Ajo tha që: “Këto janë të njëjtat ide që kishte edhe gjatë luftës, ai nuk ka besuar kurrë te Partia Komunise; ka qenë gjithmonë shumë i vendosur për pakënaqësia ndaj sistemit; donte të tradhtonte vendin duke u arratisur në Greqi. Përpara se të konfirmonte përsëri që ishte ajo e cila më kishte denoncuar.’’