Rita Orën këngëtaren me famë botërore me origjinë shqiptare ka hasur në telashe me një fans të saj.

Ajo është përndjekur së fundmi nga një fans i çmendur pas saj i cili dyshohet të jetë me shqetësime të shëndetit mendor.

Siç ka bërë të ditur këngëtarja për “Daily Star” ky fans ishte i bindur se ata kishin një lidhje së bashku.

Ky i fundit i ka kërkuar madje që të dy të bashkëjetojnë dhe e ka ndjekur Ritën deri në shtëpinë e saj duke e frikësuar për vdekje dhe duke lene një çantë me gjësendet e tij në derë.

Ai ishte i bindur që ajo i kishte kërkuar ndjekësit të vinte të zhvendosej në shtëpinë e saj përgjithmonë dhe kjo gjë e kishte tmerruar Ritën e cila është larguar menjëherë e nga shtëpia dhe nuk arriti ta kuptonte se si një person me të cilin ajo nuk kishte folur kurrë arriti të zbulonte adresën e shtëpisë së saj.

“Është e tmerrshme të mendosh që në shtëpinë që e ke bërë vetë të mos ndihesh e sigurtë dhe sigurisht që e kam rritur sigurinë me 200%” – u shpreh ajo.

Shtëpia e saj e re kushton jo pak por 4.15 milion, shumë pranë familjes Beckham në Londër.