Frank Warren ka zbuluar disa detaje të tjera që tregojnë se Tyson Fury dhe Deontay Wilder janë afër revanshit.

Gjigantët e peshave të rënda ishin përballur më 1 dhjetor, në Kaliforni, për titullin e WBC.

“Po mundohemi që ta bëjmë ndeshjen. Të gjithë e duan këtë ndeshje. Më e rëndësishmja është që edhe boksierët e duan këtë ndeshje” ka thënë Warren për “ESPN”.

“Tyson ishte i dëshpëruar me jurinë, sikurse isha edhe unë, kështu që disa gjëra duhet të vijnë në vendin e vet, por SHBA është vendi ku ata duan të ndodh” ka thënë tutje promotori i Fury.

“Nuk do të doja të kthehesha në Kaliforni. Nuk më pëlqeu puna me ta dhe shumë gjëra nuk shkuan si duhet. Tyson veçse është në palestër duke punuar fortë dhe duke menduar që ndeshja me Wilder do të bëhet para qershorit” ka thënë ndër të tjerash Warren.

Revanshi Fury – Wilder do të jetë dueli që të gjithë adhuruesit e boksit do të donin ta shihnin.

/Lajmi.net/