Pas Kosovës edhe Shqipëria do të dhurojë ndihmë financiare për rindërtimin e katedrales së famshme “Notre Dame” e cila u përfshi ditën e djeshme nga flakët.

Është mësuar se financimi i qeverisë shqiptare për katedralen e famshme nga ana e Shqipërisë do të jetë 100 mijë euro.

E gjithë bota, kryesisht disa prej miliarderëve më të fuqishëm francezë kanë dhuruar miliona për ringritjen e katedrales.

Por Shqipëria, ka probleme më të mëdha…

Populli po shuhet për bukën e gojës dita-ditës, ndërsa qeveria shqiptare është zotuar të paguajë këtë shumë marramendëse.

Kjo bamirësi është me të vërtetë për të vënë duart në kokë.